Feja është e ndryshme nga kombi. Ndërsa feja është një kategori filozofike, sociale, kulturore e hyjnore, kombësia është një kategori a institucion shoqëror që i kushtëzohet ekzistencës së prosperitetit të një populli me gjuhë, kulturë, histori, doke e zakone të njëjta, që ka jetuar për shumë breza në të njëjtin territor. Megjithatë, fati e ka sjellë që shqiptarët në momente të caktuara ta lidhin ngushtë fenë me kombin. Për ta feja dhe kombi shpeshherë kanë qënë një binom i pandashëm.

Feja islame , sa ka ndikuar në Shipëri dhe si po ndikon vitet e fundit , në cdo aspect si ekonomik politik apo shoqëror atdhetar. Ka disa teza për këtë cështje ndër të cilat del gjithmonë në pah që Shqipëria me gjithë ndryshimet e shumta që ka pësuar  e ka ruajtur identitetin kombëtar  dhe asnjëherë nuk është përulur përpara provokimeve keqdashëse.  Është folur gjithmonë që feja islame në Shqipëri është pranuar me anë të forcës. Po a ka ndikuar negativisht kjo fe ne jetën e shqiptarëve , eshte një pytje shuëme rëndësishme qe shumë studiues I japin teza të ndryshme dhe përgjigjje të ndryshme . Fillimisht njihemi në këtë punim me pak historic për të bërë në rifreskim në ato pak të dhëna që kemi marr  për këtë cështje.

Tezat e hyrjes së Islamit në Shqipëri

Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve europianë. Islamizmi u shfaq për herë të parë i pranishëm në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët).
Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve.
Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër).
Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamizmit i takojnë shekullit të 13-14-të.
Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapësirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektazhizmin në Shqipëri, njihet me emrin “Shën Spiridoni” dhe i përgjigjet figurës së Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisë lehtësoi pranimin e islamizmit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizimit të përzgjedhur paqësor.
Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizëm europian”, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtërnguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanëve (përjashtim i atyre që ndërronin fenë nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e shqiptarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Në këtë fazë dëshmohen kisha të maskuara (nëntokësore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtërimi, krishtërimi i fshehtë ose i mbuluar me muslimanizëm të jashtëm) vazhdoi deri në shekullin e 20-të.
Në shekullin e 18-19-të islamizmi pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjve”, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.
Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa nomeve të sherijatit. Por sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet e tij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim.

Nuk thuhet e vërteta se Islami fillimisht dhe masivisht i pushtoi viset ku nuk arriti të shtrihej administrimi insfltucional i kishës katolike, e cila synonte të bëhej fe gjithëshqiptare, që do të thotë: Islami i pushtoi trevat albanofone, në të cilat administronte, apo synonte të administronte skizma serbe ortodokse svetisaviane, ose shkinia, siç e quante populli shqiptar.

Hulumtimi interdisiplinor në fushë të Islamit ndër shqiptarët tregon se në kalimin masiv të shqiptarëve në Islam rolin kryesor e patën motivet e natyrës politike shqiptare kombëtare në mundësi. Realisht, lufta e gjatë e lëvizjeve heretike të krishtera e islame në Ballkan e në trojet albanofone, se paku nga mesi i shekullit X, ngërthen në vete fillet e lëvizjes, thënë kushtimisht, për integrimin e njësisë albanofone dhe të kombësisë së arbërit për distancim nga gjiri i shoqërisë bizantine e bullgare. Më vonë, lufta antagoniste e tri kishave që administruan tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine në shekujt XII-XIV, për dominim, thënë kushtimisht, në trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinë shqiptare ndaj krishtërimit në përgjithësi dhe ndaj skizmës ortodokse svetisaviane, më agresilve, në veçanti.

Krenaria kombëtare e shqipëtarëve është e madhe. Kur e pyet dikush një shqiptar se ç’është, para se të përgjigjet se është musliman apo i krishtërë, të thotë se është shiptar. Kjo shprehje,

duke marrë parasysh kuptimin e saj, do të mund të shpjegohej se ai është banor i shkrepave. Kjo mënyrë e shprehjes së individualitetit është shkak i veçantë i ndjenjave kombëtare, sepsae menjanoi grindjen e ashpër midis ithtarëve të këtyre dy feve, që mbretëronte në pjesët e tjera të përëndorisë Osmane. Shqiptarët muslimanë dhe të krishterë flasin gjuhë të njëjtë, kultivojnë tradita të njëjta dhe kanë mëndime e zakone të njëjta. Krenaria e përbashkët kombëtare është aq e fuqishme, sa që nuk i ka lënë vend ndikimit të dasive fetare te pjestarët e këtij populli. ).

Në rradhët e ushtrisë jo të rregullt për ruajtjen e rendit dhe për sigurimin e qeverisjes, kanë shërbyer muslimanët shqiptarë, por edhe të krishterët shqiptarë. Meqë shqiptarët e të dy feve, në Përëndorinë Turke janë konsideruar ndër më të guximshmit, ata vazhdimisht kanë qënë në shërbim të pashës në Shqipëri. Shqipatrë të krishterë, shërbimin ushtarak e kan kryer në ushtrinë turke gjatë luftës së Krimesë .Vërtetë, të krishterët, edhe pse janë më të qetë se muslimanët dhe më shumë janë të prirur për bujqësi, megjithatë  midis tyre ka pak dallim. Shqiptarët e krishterë i kanë ruajtur armët dhe zakonet e tyren ushtarake dhe vazhdimisht kanë treguar shpirtin e lirisë e të krenarisë dhe frymë të ashpër nacionale. Kanë qënë të frymëzuar me ndjenja nacionale sa edhe bashkëfistarët e tyre të cilët kishin përqafuar fenë Islame .

Nga historia kuptojmë që ka teza që mbrojnë një keqtrajtim të shqiptarëv për të pranuar fenë islame ashtu sikundër ka teza që mbrojnë të kundërtën që nuk ka ndodhur një gjë e tillë , sepse shqiptarët ende vazhdonin ti kihin taksat e caktuara por kishte një ndryshim u hapën shkolla në gjuhën shqipe gjë që dëshmoi në një anë pozitive e islamit . Me pak  fjalë shumicën e kthimeve në Islam ia lënë barrës së padurueshme të tatimit, i cili u caktohej të krishterëve. Kështu, përmendet se tërë fshatrat bënë “dezertim” në mënyrë që të shpëtojnë nga ky tatim. Për këtë ankesë nuk mund të themi se ka arsye të mjaftueshme për të vërtetuar, sepse kjo çështje akoma nuk është krejt e qartë; ose ky është një interpretim i paramënduar i atyre të cilët duan të gjejnë pretekst për konversionin e bashkëfetarëve të tyre të dikurshëm; ose kjo përbëhet nga pohime hiperbolike të kishtarëve se është absolutisht e pamundur të përqafohet Islami me bindje. Me siguri njerëzit, të cilët thjeshtë për shkak të shpëtimit nga tatimi, apo me shprehje tjetër nga gjoba, e kan ndërruar fenë e mëparshme, kanë qënë pak  të lidhur me fenë e tyre.

Vitet 90 dhe kultura islame dominante

Gjithsesi kjo tashmë është një cështje që normalisht sa herë do të preket do të ketë debate , por në Shqipëri pas viteve 90 cdo gjë ka ndryshuar. Pati një rimëkëmbje fetare ku n dër fetë më te rëndësishme ishte padyshim dhe Islami. Gjatë  viteve të para të demokracisë në Shqipëri , myslimanët arritën Cdo shqipëtar ka përqafuar dhe mbështet atë fe që ai dëshiron dhe i duket më e saktë . Shifrat tregojnë që përqindja më e madhe e popullsisë shqiptare është e fesë islame. Por kjo sdo të thotë se fetë e tjera lihen mbas dorë apo ka kontrakdikta midis tyre . Shqipëria njihet si një vend me tolerancë fetare , kjo tashmë është një vlerë kulturore po gjithashtu tregon lartësinë e popullit shqiptar dhe ndjenje e tyre kombëtare. Jemi shqipëtarë pa dallim feje krahine ao ideje .

U hap rruga për në perëndim  po shumë shqiptrë zgjodhën të jetonin në lindje dhe të kontribuonin për vendin e tyre të sillnin dhe të përconin një kulturë të vecantë dhe shumë të pasur , kulturën islame . Në këtë mënyrë  u shtua numri i myslimanëve në Shqipëri .

Po si ka ndikuar dhe si po ndikon feja islame në Shqipëri dhe po ashtu në Shqiptarët e diasporës që i mbajnë kontaktet dhe transmetojnë vecoritë dhe kulturat që marrin,  në atdheun e tyre , në organizime apo në konferenca  të ndryshme .

Bota ka pësuar shumë ndryshime janë bërë shumë e luftra e ende po bëhen dhe në shumë raste dëgjojmë të shpreht islamike , apo fondamentaliste islamik , terrorrizëm islamik shprehje të tilla të cilat janë patetikë dhe që një person që mund të ketë lexuar shumë pak për fenë islame i kupton shumë mirë që nuk mund të etiketiohet me të tilla epitete .

Në një nga publikimet e fundit të Këshillit të Evropë, islamofobia është përkufizuar si : frikë ose paragjykim nga islami , myslimanët dhe cështjet që  përkasin atyre në përgjithësi . Islamofobia  mund të marrë forma racizmi dhe diskriminimi , ose dhe të dhunshme . islamofobia është dhunimi i të drejtave të njeriut dhe kërcënim i kohezionit social „  tashmë në dhe në Shqipëri është  si fenomen kjo islamofobi e cila herë pas here paraqitet në politikanët shqiptarë por edhe në artistët Shqiptarë gjë që me tonet të cilët shprehn ndikojnë negativisht në integrimin e vendit në strukturat e rëndësishme ndërkombëtare. Fakti që Shqipëria në 1992 u antarësua  në Konferencën Islamike nuk do të thotë aspak që kjo do të ndikojë negativisht në popullin shqiptarë . Përkundrazi antarësimi në këtë Konferencë  ishte një ndihmë më shumë për Shqipërine  postkomuniste e cila kishtë nevojë të rimëkëmbej. E megjithatë pikërishtë në këtë kohë kur myslimanët dhe Islami si fë është shumë e përfolur në të gjithëbotën që pass sulmeve të 11 Shtatorit u rikthyen akuzat për këtë antarësim. Duke deklaruar : „“ Shqipëria po troket fort në dyert e evropës kur në të vërtetë ka hyrë në lidhjen Islamike ….. Mbi Shqipërinë p rëndon prej kohësh  damka e një vendi mysliman , damkë e cilën ia kemi stampuar vetë me hekur të skuqur në ballë … Skënderbeu  ka luftuar kundër turqve osmanë për cerekshekulli  dhe ka triumfuar jo vetëmn për të ruajtur Shqipërinë por edhe për tu bërë Barrierë e ruajtjes së Krishtërimit evropian“

Me këto deklaratë duket qartë  që ka ankesa ka kundërshtime për antarësimin  e Shqipërisë në një organizatë Islamike , antarësimi i cili nuk ka sjellë asgjë negative në Shqipëri duke mos preishur në këtë mënyrë as  atë tolerancë fetare për të cilën përflitet shumë Shqipëria . Thuhet Krishtërimi Evropian dhe Islami I Lindjes .  Pse thuhet kështu kur dihet më histori  dhe pranohet që krishtërimi i ka fillesat në lindje ashtu sikurse Islami .

Por interesat politikë që kanë hyrë thellë në mendjen e shqiptarët kanë bërë që në të gjithë sferën politike publike apo dhe në media islami të paraqitet  si dicka negative që për Shqipërin është një e keqe që duhet të hiqet. Këto deklarata janë të pabazë kur Shqipërisë nuk i ka ardh asgjë negative nga strukturat islamike që operojnë në Shqpëri që thjesht kanë kryer misionin e tyre ashtu sikundër  mund të kenë kryer misionin e tyrë dhe shumë organizata të tjera fetare .  Por kjo islamofobi që është përhapur ndërmjet politikanëve shqiptarë ka shkuar aq larg  sa që në  një konferencë katolike të Këshillit të Shën Exhidios në Itali ka prentënduar që kristianizmi është identiteti  i vërtetë kulturor i shqiptarëve myslimanë dhe se islami është përhapur në Shqipëri me dhunë .  Një tjetër deklaratë kjo që hedh poshtë të gjithë krenarinë kombëtare dhe historinë e Shqiptaëve

Në ndikim të rëndësishëm përhapja e fëse islame në shqipëri ka patur dhe në pasurimin e terminologjisë fetare në gjuhën shqipe duke vënë theksin në  literaturën e shek të kaluar.

Kontributi i Islamit në Shqipëri

Literatura shqiptare islame e shekullit të kaluar e ka kryer funksionin dhe ka hap rrugën e terminologjisë fetare, ashtu sa ka mund . Sigurisht se akoma mund të jetë pikë referuese për terminologjinë islame në gjuhën shqipe, porse tani duhet marrë parasysh edhe literaturën e re fetare, e cila duhet, gjithsesi të vështrohet me sy kritik, ngase ndonjë herë kanë imituar terminologjinë e vjetër që nuk është mbështeturë në burime të dorës parë. Çdo send me kohën dhe vendin e vet që të kemi një terminologji fetare stabile dhe jetëgjatë multikonfesionale, pa insistim të zëvendësimit të termave të huaj me terma dyfish të huaj.
Të vihet në pah edhe fakti se kultura shqiptare me prejardhje islame, duke i hapur udhë emrit të ri kombëtar për gjuhën, popullin e vendin, ndikoi edhe në integrimin e brëndëshëm, në heqjen e emrave etnikë antikë të popullsisë albanofone, si arbëresh, maqedon, dardan, epirot, që synonin të bëheshin emra kombësish albanofone të veçanta, mandej në zbuqen dhe heqjen e dallimeve etnokulturore dhe të aspiratave të disa fiseve mesjetare për t’u veçuar si kombësi albanofone me fe skizmatike svetisaviane, bizantine, greke ortodokse dhe katolike, si kuçe, kelmende, palabardhe, labe, çame, suljote, etj.. Fiset dhe viset që do të mbesin plotësisht jashtë masës islame, jashtë brezit islam shenjues të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së periudhës osmane, pararilindëse, në veri, lindje e jug, nën mbizotërimin e vazhdueshëm të kishave të huaja, do të asimilohen në dalmatë (kroatë), malazezë, serbë, bullgarë e grekë. Këtu zuri fill ngushtimi i trevës gjuhësore e etnike shqiptare historike. Përhapja e kulturës shqiptare me prejardhje islame do të ndikojë si filtër për kulturën shqiptare të përdhosur. Kjo mund të dëshmohet edhe vetëm me një hulumtim sondues interdisiplinor në historinë e fshatrave në arealin etnik albanofon, të cilat gjatë mesjetës bizantine e sllave ishin prona të kishave e të manastireve ortodokse, në fshatrat e cilësuara katunde vllehe, ish-feude të bujarisë mesjetare serbe. Do të shihet se bash këto fshatra ndër të parat në rrethinën e tyre kaluan masivisht në Islam dhe se Islami u shërbeu si filtër për ndarjen e premisave e të relikteve fetare, kulturore, gjuhësore e toponimike sllave, greke e latine, filtër për rikthimin në gjirin e k-ombësisë shqiptare. Realisht, feia islame, me vetitë e saj toleruese, kulturës shqiptare nuk ia mbylli prespektivën e zhvillimit evropian, por i la mundësi të mëdha për t’u zhvilluar mbi shtratin e traditës etnike, për t’i kultivuar më tutje vlerat e seleksionuara të kulturës shqiptare e materiale ilire, të ruajtura në mënyrë disidente e kaçake gjatë periudhës së krishtërimit universel. Të dhënat nga hulumtimi etnografik i terrenit tregojnë se traditat dhe kultura shqiptare parakrishtere më mirë janë ruajtur në viset të cilat, në periudhën paraislame, ishin të përfshira nga herezitë antikrishterë, më pak se viset ku u ruajt katolicizmi i patrazuar sesa në enklavat katolike laramane dhe shumë më pak u ruajt në viset ku ortodoksia nuk u trazua nga herezitë mesjetare, nga katolicizmi dhe islami. Sipas fesë islame, çdo njeri duhet ta dojë vendin e vet dhe e ka për detyrë t’i dalë zot atij në rast rreziku. Prà, fetari i mirë është edhe atdhetar i mirë. Feja islame, me opsionet e saj për paqe, dashuri e mirëkuptim jo vetëm midis besimtarëve të saj, por edhe me bashkëatdhetarët me fe qetër ka krijuar e krijon një bazament të fuqishëm për qëndrueshmërinë, mbijetesën dhe unitetin e kombit shqiptar. Së këtejmi nuk është rastësi që pikërisht nga radhët e dijetarëve shqiptarë muslimanë nga Rilindja, më parë dhe më pas, kanë dalë atdhetarë të njohur dhe të nderuar si Haxhi Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hoxhë Voka (Seit Najdeni), Sheh Sabri Preveza, Sheh Mehmet Sezai, Dervish Rexhep Tarçuku, Imam Vehbi Dibra, Hoxhë Kadriu, Mulla Idriz Gjilani, Myderriz Haki Sermaxhaj, Mulla Zekë Bërdynaj, e sa e sa të tjerë që nuk kursyen asgjë për lirinë, bashkimin dhe perparimin e mëmëdheut. Nuk është e rastit që shumë organizata dhe institucione fetare kanë qënë vatra të organizimit të shqiptarëve në luftën për çlirimin kombëtar.

Të themi edhe një fakt: Islami në integrimin e njësisë etnokulturore dhe politike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar ndikoi si kulturë me tiparet e veta egaliatre, liberale e humane. Ai nuk ishte dogmë thjeshtë fetare, por ishte sistem vlerash totalitare publike, mësim i hapur, që nuk e njeh Shpirtin e Shenjtë dhe paprekshmërinë e individu; kulturë konkretë gjithëpërfshirëse morale, këshillëdhënëse, udhërrëfyese, fetare, qortuese, kritike, moralizuese, juridike, shoqërore, kodifikuese, shkencore, filozofike, mjekuese e mbi të gjitha arsimuese. Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve, aq edhe e shqiptarëve dhe e të qerëve dhe turqit në ummànë (bashkësinë) muslimane osmane paraqitnin vetëm pakicën sunduese, pa ndonjë rëndësi të madhe për jetën e përgjithshme dhe prespektivën e perandorisë. Shqiptarët, realisht, që nga fillimet e kalimit në islam, nga pjesa e parë e shekullit XV e ndanë pushtetin perandorak me turqit në të gjitha nivelet politike, ushtarake, qeveritare, diplomatike, kulturore, arsimore, fetare e të tjera, përpos postit të sulltanit. Duhet të vihet në dukje se përmes lidhjeve kulturore me Lindjen dhe me anë të veprave filozofike e shkencore në gjuhët orientale dhe në gjuhën shqipe, erdhën dhe u ngulitën motive të Lindjes në kulturën materiale e shpirtërore, në arkitekturë, në artet figurative aplikative, në veshmbathje, në artin muzikor, në kompletimin e shtëpisë, në kuzhinën shqiptare, në mirësjelljen shqiptare, në letërsinë popullore, në filozofinë shqiptare, me një fjalë, në jetën shqiptare. Këto motive universale të Lindjes, kulturës shqiptare në përgjithësi ia shtuan frymën demokratike, universale; i dhanë gjallëri, kolorit, frymë të re, e përtëritën dhe e pasuruan për t’u trajtuar, dje dhe sot, si margaritar midis kulturave të njëtrajtshme të kombëve evropiane. Rëndësia e kësaj begatie kulturore qëndron edhe në faktin se ajo në shumë aspekte u bë përcjellëse e jetës shqiptare edhe të shqiptarëve të krishterë, veçanarisht te laramanët dhe katolikët. Së këtejmi, feja islame nuk e varfëroi dhe as nuk e akulturëzoi kulturën shqiptare etnike, por e bëri për të q’eenë si një kopsht me Iule shumëngjyrëshe, siç do të thosha me gojën.e shumë romantikëve evropianë të shekullit XIX. Ajo që është e duhet të jetë për jetë të jetëve parësore është fetare, tolerancë shoqërore dhe tolerancë politike.